INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dyshime se jeni haluçinant? Këto janë shenjat që mund të mësosh të vërtetën…

Keni dyshime se jeni haluçinant? Këto janë shenjat që mund të mësosh të vërtetën…

Publikuar më: 08:24 29-04-2019

Mendimet që të marrin frymën, por që janë larg realitetit. Këto ndryshe quhen haluçinacione.
Studimet tregojnë se të paktën 1 në 20 persona ka përjetuar halucinacion. E këtu e kemi fjalët jo pë rata persona që përdorin drogë apo alkool.

Ja disa nga llojet më të zakonshme të haluçinacioneve:
-Halucinacionet dëgjimore
Kjo ndodh kur personat dëgjojnë gjëra të pavërteta apo zëra. Sipas News Medical, ky është dhe lloji më i përhapur i halucinacioneve midis pacientëve me skizofreni, por mund t’u ndodhë shpesh edhe personave të cilët mund të dëgjojnë zërin e personave të dashur që nuk jetojnë më.

-Halucinacionet vizuale
Kjo do të thotë të shikosh diçka që nuk është me të vërtetë aty. Edhe pse kjo tingëllon e llahtarshme, është një dukuri e zakonshme e cila mund të shkaktohet si rezultat i ilaçeve ose kombinimit të disa prej tyre. Halucinacionet vizuale mund të shkaktohen edhe si rezultat i gjendjes së rënduar mendore, migrenës ose varësisë ndaj alkoolit.

-Halucinacionet e prekjes
Halucinacionet e prekjes ndodhin kur ndien diçka mbi lëkurë, por që në të vërtetë nuk është aty. Kjo ndodh si rezultat i alkoolizmit ose abuzimit me drogën. Halucinacionet më të zakonshme janë ato të mendimit se një insekt ose gjarpër është mbi lëkurë.

-Halucinacionet nuhatëse
Këto lloje halucinacionesh përfshijnë nuhatjen e aromave që nuk ekzistojnë realisht dhe, sipas Counselors Soapbox, është një nga format më të rralla të halucinacioneve. Zakonisht këto aroma janë të pakëndshme, si aroma e të vjellës ose feçeve. Kjo mund të ndodhi së pasojë e një dëmtimi në tru ose për shkak të epilepsisë.

-Halucinacione të përjetimit
Këtu përfshihen të gjitha halucinacionet e gjendjes trupore, ku individët që e kanë përjetuar thonë se kanë pasur ndjesi si fluturim, lundrim ose një eksperiencë jashtë trupit të tyre. Kjo mund të shpjegojë edhe ndjesinë se ti ose një pjesë e jotja gjendeni në një vend tjetër, ose mund të ndieni praninë e ndonjë të vdekuri.

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922