Ëndrra Amerikane mesa duket do të jetë më e largët!
Para disa muajsh, presidenti i ri i SHBA, Donald Trump nxorri një urdhër për të ndaluar hyrjen e myslimanëve nga shtatë vende të botës, mirëpo “inati” i tij me popujt e tjerë nuk përfundon këtu.
Ai ka ka nxjerrë një urdhër të ri, i cili pret shpresat e shumë shqiptarëve për të fituar Lotarinë Amerikane.
Presidenti amerikan ka firmosur një urdhër ekzekutiv që do ta bëjë shumë të vështirë për kompanitë amerikane të punësojnë persona nga vende të tjera, që punojnë me më pak para se qytetarët amerikanë. “Bli amerikan, punëso amerikan”, quhet nisma e Trump, i cili tha se ky është vetëm fillimi i një fushate që do të sjellë më shumë punë për amerikanët. “Abuzimi i përhapur në sistemin tonë të emigracionit i ka lejuar kompanitë të zëvendësojnë punëtorët amerikanë me të huajt, për një pagë më të ulët”, – ka thënë presidenti amerikan, duke njoftuar se programi i vizave do të ndalet dhe kjo do ta vendosë Amerikën të parën.
”Do të largohemi nga një lotari e rëndomtë që përzgjedh njerëz pa profesione të caktuara, që vijnë në SHBA për të punuar me rroga të ulëta dhe do të zëvendësohet me një sistem që nxit profesionet dhe punëtorët që paguhen me paga të larta”, tha një zyrtar i administratës së Trump-it.