INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni euro? Këmbejini shpejt. Ekspertët zbulojnë arsyet

Keni euro? Këmbejini shpejt. Ekspertët zbulojnë arsyet

Publikuar më: 14:14 08-05-2018
Euro ka hyrë në trend rënës që prej fundit të Prillit dhe sot ka shënuar ditën e tetë radhazi që po humb pikë ndaj monedhës vendase. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i  shkurtit 2009 ku monedha europiane  po vijojn të humbasi pikë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 127.07 lekë, rreth 0.17 lekë më pas se një ditë më parë. Ndërkohë në disa pika të këmbimit valutur kursi sot ka qënë edhe më i ulët me 126,5 lekë 
Prej fillimit të vitit 2018, deri sot euro ka humbur më shumë se 5.8 pikë ndaj lekut vendas. Kjo rënie kaq e fortë e euros nuk pritej që tani. Ekspertët e tregut kishin parashikuar që euro do të prekte këto nivele gjatë sezonit turistik, ku flukset e emigrantëve dhe turistëve rrisin më tej ofertën në valutë në vend. Sipas ekspertëve të tregut, tendenca rënëse e euros do të vijojë.
Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që po kanalizohet përmes ndërtimeve.
Një tjetër faktor që po ndikon së fundi sipas aktorëve kryesor të tregut të këmbimit valuator, janë edhe flukset e turistëve. Ata argumentojnë se duke qenë qarkullimi i lekut në minimum dhe shpenzimet e ulëta, flukset e valutës prej turizmit reflektohen në kursin e këmbimit.
Ndryshe nga euro, dollari amerikan ka nisur të fitojë pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbye sot me 106.86 lekë, rreth 0.26 pikë më shumë se një ditë më parë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652