INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni flluska në këmbë? Ja si t'i trajtoni ato me metoda natyrale

Keni flluska në këmbë? Ja si t'i trajtoni ato me metoda natyrale

Publikuar më: 17:17 12-03-2017

Gjithmonë ka një zgjidhje!

Përveç ngjyrave të mrekullueshme, sandalet dhe këpucet verore kanë një minus të madh: flluskat që formohen në shputat e këmbëve. Kur temperaturat rriten, këmbët bymehen dhe djersijnë, gjë që shkakton fërkim kundër këpucëve dhe krijohen qeskat e dhimbshme të mbushura me lëng.

 

Flluskat formohen si rezultat i shëtitjeve të gjata dhe të mundimshme, veçanërisht nëse kemi veshur këpucë shumë të ngushta dhe pa çorape. Kjo nuk është një sëmundje në vetvete, por thjesht një reagim që trupi ynë e bën për të mbrojtur veten nga fërkimi i lëkurës, duke formuar në sipërfaqe një bllok plot me lëng. Kjo shkakton dhimbje dhe parehati për shkak të fërkimit me këpucët duke dërguar sinjale alarmi. Le të shohim se si trajtohen flluskat e këmbëve me metoda natyrore, të shpejta dhe të lehta.

Aloe Vera Gel i pastër – është një anti-inflamator natyror, që do të thotë se ndihmon lehtësimin e skuqjes dhe enjtjen. Plus është shumë hidratues, dhe ndihmon që lëkura të shërohet më shpejt.

UTHULLA E MOLLËS SË EGËR – ka veti antibakteriale, kështu që ndihmon në parandalimin e infeksionit në flluskë. Lageni një copë pambuku me uthull, dhe butësisht vendoseni rreth zonës së flluskës.

PASTA E DHËMBËVE – reagon shpejt dhe nxjerr dhimbjen jashtë.

VAZELINA – mund të ndihmojë gjithashtu flluskat në lëkurë. Aplikoni vazelinë mbi flluskë para se të shkoni në shtrat për të parë një përmirësim të dukshëm nga mëngjesi.

UJI I NGROHTË – Një nga metodat më të dobishme për të dezinfektuar flluskat është të futen këmbët në ujë të ngrohtë dhe sodë bikarbon çdo natë. Mund të përdoren dhe vajra esenciale si mente, tea tree ose eukalipt. Këto substanca janë 100% natyrale dhe, përveçse zbusin lëkurën, kanë efekte qetësuese, freskuese, antiseptike dhe antibakteriale. Kjo do të ndihmojë shtresën e sipërme të flluskës që të bëhet e butë, duke hequr lëngun brenda flluskës dhe duke e shëruar më shpejtë atë.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383