INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni frikë bluzat e bardha, si realizohen vizitat mjekësore virtuale…

Keni frikë bluzat e bardha, si realizohen vizitat mjekësore virtuale…

Publikuar më: 15:15 09-01-2019


A do t’i besonit mjekut të familjes nëse ju viziton përmes një video të smartfonit, si përshembull përmes Skype?

Nuk është një plan i së ardhmes, pasi të gjitha ata që jetojnë në Britaninë e Madhe do të duhet të mësohen me mënyrën e re të komunikimit me mjekun.

Digjitalizimi kudo dhe vizitat mjekësore virtuale kanë qënë këto disa nga synimet e qeverisë konservatore të Theresa May.

Në 5 vitet e ardhshme pritet që të paktën 3 milionë vizita mjekësore do të realizohen përmes videove në telefon, një kompjuteri apo tableti që qytetarët do të kenë më pranë.

Ndërsa në 10 vite një praktikë e tillë do të bëhet normalitet. Nga ana tjetër takimi sy me sy me mjekun do të realizohet për raste të veçanta

Sipas ekspertëve vizitat online mjekësore kanë disa avantazhe: Më së pari do të kesh mundësinë të komunikosh me mjekun kurdo e kudo. Për më tepër kursehet para.

Një nismë e tillë sigurisht ka ngjallur edhe polemika, jo vetëm sepse ndoshta takimet me mjekun nuk do të jenë efikase sikundër janë takimet tradicionale. 

Vështirësi me një praktikë të tillë pritet të kenë më të moshuarit. Por duket se çdo gjë po i besohet botës virtual dhe koha do të tregojë se cila zgjidhje është më e mirë. Ndoshta është më e thjesht për ata që kanë frikë të kenë përballë bluzat e bardha.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107