INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni frikë nga errësira? Ja çfarë thuhet për ju

Keni frikë nga errësira? Ja çfarë thuhet për ju

Publikuar më: 10:13 27-10-2016

Çdo njeri ka frikërat dhe fobitë e tij.

Ndoshta ju jeni të frikësuar nga petullat si Kendall Jenner. Ose ndoshta, vizioni i kllounëve të frikshëm dhe vrasës ju mban zgjuar natën. Por ka edhe nga ato ankthe që janë pak më normale dhe të zakonshme, si frika që shumë persona kanë nga errësira. Ja ku ju themi që nuk jeni të vetmit. Frika nga errësira, e njohur si nyctophobia (ose achluophobia në format ekstreme) është një frikë shumë e zakonshme që disa njerëz nuk e lënë dot pas edhe kur janë të rritur.

Megjithatë, mos u shqetësoni pasi nuk është një problem aq i madh sa duket. Sipas shkencës, frika nga errësira tregon se imagjinata juaj është e zhvilluar. Mesa duket, arsyeja pse errësira duket kaq e frikshme nuk ka të bëjë me mungesën e dritës, por, me mundësitë se çfarë mund të fshihet në errësirë. Praktikisht, njerëzit kreativë me imagjinatë të shfrenuar frikësohen nga errësira pasi janë shumë të zotë të imagjinojnë gjëra shumë të frikshme që mund të fshihen në të.

frike1.gif

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432