INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni frikë të tregoni trupin për faj të celulitit? Këto janë dy metodat natyrale të cilat e eliminojnë si me magji

Keni frikë të tregoni trupin për faj të celulitit? Këto janë dy metodat natyrale të cilat e eliminojnë si me magji

Publikuar më: 13:23 01-08-2018

Zonat rreth vitheve dhe kofshëve janë më problematiket për t’u prekur nga celuliti, sidomos tek femrat. Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e tij. Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve.

 Ja disa mënyra natyrale dhe efektive që reduktojnë celulitin në zonën e vitheve dhe kofshëve:

Uthulla e mollës: Përzieni 2 lugë uthull molle në një gotë uji. Shtoni një lugë të vogël mjaltë në përzierje. Pijeni çdo mëngjes këtë pije dhe celuliti do t’ju reduktohet ndjeshëm. Një mënyrë tjetër do të ishte të përzienit dy lugë uthull molle me disa pika vaji esencial kundra celulitit. Masazhoni pjesët me celulit me këtë lëng me lëvizje rrethore 2 herë në ditë.

Kafe dhe sheqer: Përzieni gjysmë filxhani kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë vaj kokosi. Me masën e krijuar masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore. Përdoreni këtë metodë çdo ditë. Pas 1-2 javësh do të vëreni ndryshimet e para.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887