INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni gjoks të vogël? Shihni këto 5 metoda si të rrisni gjoksin në mënyrë natyrale

Keni gjoks të vogël? Shihni këto 5 metoda si të rrisni gjoksin në mënyrë natyrale

Publikuar më: 20:40 22-08-2017

Dëshira e çdo femre është të ketë një gjoks të madh e tërheqës, por duket se nëna natyrë nuk është bujare me të gjithë. Pavarësisht nëse keni gjoks të madh apo të vogël me anë të disa metodave të thjeshta ju mund të përmirësoni pamjen e gjoksit tuaj.

1.   Lahuni me ujë të ftohtë

Një larje me ujë të ftohtë mund të mos jetë gjithnjë shumë e këndshme por është tepë e nevojshme për tonin dhe elasticitetin e lëkurës.

Nëse nuk mund të laheni çdo ditë me ujë të ftohtë mund të vendosni kuba të vegjël akulli mbi gjoksin tuaj.

2.   Mbani trupin tuaj drejt

Kur ju rrini kërrusur jo vetëm që e bëni gjoksin tuaj të duket më pak tërheqës por gjtihashtu ju i lini muskujt gjoksit tuaj të relaksohen gjë e cila shkakton varjen e gjoksit. Përpiquni të qëndroni gjithnjë drejt, kjo ju bën mirë si për muskujt ashtu dhe për paraqitjen tuaj.

3.   Devijoni presionin mbi gjoksin tuaj

Përpiquni mos të flini mbi gjoksin tuaj, dhe gjithmonë zgjidhni të brendshme të cilat ju përshtaten dhe nuk janë më të vogla seç duhet. Sutjenat të cilat e ngrenë gjoksin tuaj lart duke e bërë atë të duket më seksi në fakt janë shumë të dëmshme për të, sipas Citynews. Të tilla të brëndshme vetëm ju bëjnë të mos ndiheni rehat dhe shkaktojnë probleme në qarkullimin e gjakut.

4.   Bëni aktivitet fizik siç duhet 

Ndonëse vrapi, të hedhurit në litar, palestra, joga apo shumë aktivitete të tjera fizike mund të përmirësojnë shëndetin dhe trupin tuaj në tërësi ato munc të jenë shumë të dëmshme për gjoksin nëse ju nuk i bëni siç duhet. Përpiquni që gjtihnjë të vishni veshjen e duhur dhe sutjena sporti për ta mbojtur gjoksin nga dëmtimet e indeve.

5.   Largojuni diellit

Abuzimi me nxirjen në diell, sidomos pa krem mbrojtës, rezulton në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721