INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni kafshë shtëpiake? Bëni kujdes, kjo sëmundje ngjitëse po ju kërcënon jetën [VIDEO]

Keni kafshë shtëpiake? Bëni kujdes, kjo sëmundje ngjitëse po ju kërcënon jetën [VIDEO]

Publikuar më: 12:41 05-12-2017

Një sëmundje e rrezikshme e kafshëve po rrezikon të përhapet tek njerëzit.

Veterinerët e Amerikës së Veriut kanë lajmëruar se sëmundja e shiritit që gjendet tek kafshët e egra, brejtësit qentë dhe macet po rrezikon të infektojë dhe njerëzit.

Kjo sëmundje e njohur si paraziti i zorrëve njihet si një sëmundje vdekje prurës dhe deri tani mësohet se 4 persona janë të infektuar me të.

Mjekët shpjegojnë se tek kafshët kjo sëmundje nuk është fatale por në momentin që kalon tek njerëzit paraziti fillon të sillet ndryshe dhe nga zorrët nis të infektojë mëlçinë dhe të përhapet në të gjithë barkun duke u sjell si një tumor.
Specialistët frikësohen se një epidemi e dytë mund të përfshijë vendin më e rëndë se epidemia e viteve 1960-2004 në Zvicër.
Deri tani mësohet se 25% e kafshëve të egra në Amerikën e Veriut janë infektuar me këtë sëmundje dhe nëse nuk merren masa rrezikohet që shumë njerëz të infektohen ku në 75% të rasteve sëmundja mund të ketë fund fatal.
Por jo vetëm kafshët e egra janë të sëmura, shiriti parazitarë ka kaluar dhe tek qentë që sipas veterinerëve do kenë konsumuar ndonjë kafshë të infektuar, kryesisht qentë e infektuara jetojnë në zonat rurale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828