INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni këto simptoma? Më mirë mos u puthni më: Ju shkakton ethe, dhimbje fyti ...

Keni këto simptoma? Më mirë mos u puthni më: Ju shkakton ethe, dhimbje fyti ...

Publikuar më: 11:55 17-06-2018

Mesa duket, puthjet përveç kënaqësisë që të falin, janë edhe të rrezikshme për shëndetin. Nëse keni dëgjuar ndonjëherë se ndokush është sëmurë nga puthjet, me siguri nuk jeni dakord në lidhje me këtë. Mësoni gjithçka nga ky infeksion i rrezikshëm virusal…

Mononukleoza është një infeksion virusal që shkakton ethe, dhimbje fyti, kokëdhembje, zmadhimi i nyjeve limfatike, lodhje, dhimbje të muskujve. Mononukleoza infektive shpeshherë quhet edhe si “sëmundja e puthjes” e cila shpesh paraqitet tek adoleshentët dhe të rinjtë, mes moshës 15-25 vjet.

Mononukleoza zakonisht kalon pa komplikime, nuk është e rrezikshme, por është rraskapitëse, me efekte të ngjashme si gripi. Edhe pse shumica e simptomave të sëmundjes zhduken për disa javë, sërish mund të kalojnë muaj deri sa trupi të shërohet plotësisht. Prandaj, rekomandohet të pushoni mirë deri sa të eliminoni shenjat e sëmundjes, evitoni përpjekjet e shumta, aktivitetet e përditshme në punë ose shkollë, sepse shume lehtë mund t’ju rikthehet.

Sëmundje virusale që ju rraskapit

Zakonisht përhapet nga personi në person përmes pështymës. Virusi i mononukleozës gjatë 18 muajve të parë sekreton pështymë, ndërsa në organizëm qëndron për tërë jetën. Forma më e zakonshme e transmetimit është përmes puthjes si dhe kontaktit me objekte të infektuar me pështymë, si psh. pirja e ujit nga gota e tjetrit. Shumica mund të infektohen me virusin që në fëmijëri, në mënyrë indirekte përmes pikave të pështymës në lodra. Përderisa shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj virusit Epstein-Barr gjatë jetës, disa prej tyre mund të zhvillojnë simptomat e mononukleozës infektive. Pothuajse deri në 50 fëmijë kanë pasur infeksionin e parë nga ky virus deri në moshën 5 vjeçare. Tek shumica e njerëzve, ky infeksion nuk shfaq pothuajse asnjë simptomë. Përhapja e virusit është më e fortë tek pacientët me një sistem të dobët imunitar.

Shenjat e sëmundjes

Koha që nga kontakti me virusin e deri në paraqitjen e simptomave të sëmundjes, zgjat nga dy deri në gjashtë javë. Simptomat e mononukleozës janë të ngjashme me ato të gripit apo dhimbjeve të fytit. Së pari shfaqet lodhje, humbje e oreksit dhe dhimbjeve të muskujve. Dhimbjet e fytit zakonisht zgjasin nga 5 deri 7 ditë. Temperatura apo ethet zakonisht marrin kohë nga 7-14 ditë, por nganjëherë edhe më gjatë. Kohëzgjatje më të madhe ka simptoma e lodhjes, por pas disa javësh shumica e pacientëve ndihen të gatshëm për kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Trajtimi kryesor është pushimi

Kundër virusit të mononukleozës nuk ka shërim. Antibiotikët nuk funksionojnë sepse mononukleoza nuk është një infeksion bakterial. Gjëja më e rëndësishme është pushimi, kjo nuk nënkupton regjim shtrati, por jo edhe punë të rënda, sepse mononukleoza ndikon në plogështinë e trupit. Për këtë lloj infeksioni, janë të nevojshëm disa javë pushimi, ndërsa aktiviteti i rëndë fizik duhet evituar 6-8 javë gjatë procesit shërues. Deri sa keni temperaturë është mirë të pini shumë lëngje dhe për uljen e temperaturës mund të konsumoni paracetamol. Mjekët rekomandojnë që fëmijët të shmangin konsumin e ilaçeve që përmbajnë cid acetilsalicilik, aspirinë ose Andol, për shkak të rrezikut të komplikimeve. Gjatë virusit të mononukleozës, ushqimi duhet të jetë i pasur me proteina të kualitetit të lartë, që janë të nevojshme për shërim të trupit. Burimet e proteinave me vlera të larta janë vezët, peshku dhe qumështi.

Si të parandaloni infeksionin

Tek mononukleoza, parandalimi është i thjeshtë, duhet të shmangni kontaktin me pështymën e njerëzve që kanë vuajtur së fundmi nga mononukleoza dhe sidomos kushtoni vëmendje higjienës nëse qëndroni pranë tyre. Virusi, shkaktar për mononukleozën, përhapet përmes pështymës, kështu që pacientët duhet të shmangin puthjet, të mbulojnë hundën dhe gojën gjatë teshtitjes apo kollitjes si dhe të lajnë duart.

Article Logic
Execution time: 0.0017738342285156