INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni komplekse se keni syze? Epo ju jeni më të zgjuar e tregojnë gjenet

Keni komplekse se keni syze? Epo ju jeni më të zgjuar e tregojnë gjenet

Publikuar më: 15:58 30-05-2018

Për vite me radhë, është besuar se njerëzit që mbajnë syze janë më të zgjuar.

Dhe tashmë janë kërkimet ato që plotësojnë mitin dhe vërtetojnë se njerëzit me syze janë me të vërtetë më inteligjentë sesa njerëzit me shikim perfekt.

Studimi është realizuar nga Universiteti i Edinburg në Britani i cili zbuloi lidhje të ngushta mes inteligjencës dhe shikimit të ulët.

Në studim u morën të dhënat gjenetike të rreth 300 mijë personave nga mosha 16 deri në 102 vjec.

Pjesëmarrësit u përfshinë në teste të ndryshme të të menduarit të cilat treguan edhe rezultatet e mëposhtme.

Ata që arritën rezultatet më të larta në testime kishin 30% më shumë nevojë për syze krahasuar me ata që morën rezultatet më të dobëta.

Studimi po ashtu tregoi se ka lidhje të forta mes inteligjencës dhe gjeneve që luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin kardiovaskular.

Ekipi i kërkuesve arriti në përfundimin se plot 148 gjene janë të lidhura me aftësinë për të menduar duke përfshirë kujtesën, arsyen dhe përqëndrimin.

Shkencëtarët besojnë se ky studim mund të ndihmojë edhe për të zbuluar më shumë rreth sëmundjes së Alzhaimer.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609