Nëse jeni duke kërkuar për një partner që nuk do t’ju tradhtojë kur nuk jeni në shtëpi, atëherë duhet të keni pak kujdes me anën profesionale të partnerit.
Një anketim i ri ka kërkuar nga 5.658 gra të tregojnë për profesionet më kurorëshkelëse.
Këto janë profesionet ku partnerët tradhtojnë më së shumti, sipas renditjes:
– Profesionet financiare (personat e punësuar në banka, shitblerësit e aksioneve, analistat etj.)
– Profesioni i aviacionit (pilotët, stjuardesat)
– Profesioni i shëndetësisë (doktorët dhe infermieret)
– Bizneset (drejtorët, menaxherët dhe sekretaret)
– Sportistët (atletët, trajnerët)
– Artistët (këngëtarët, modelet, aktorët, fotografët)
– Industria e jetës së natës (DJ-ët, vallëzuesit dhe kamerierët)
– Personat e profesionit ligjor (avokatët, sekretarët, gjyqtarët, prokurorët)
– Profesioni i komunikimit (gazetarët, zyrtarët e marrëdhënieve publike)