INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni lënë duhanin/ Ja ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Keni lënë duhanin/ Ja ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Publikuar më: 09:40 19-03-2016

Përmes ushqimit, mund të pastrojmë organizmin nga nikotina. Kastraveci, karota, koperi dhe selinoja janë ushqimet e duhura. Ndërsa për të përmirësuar qarkullimin e gjakut konsumoni boronicë dhe shegë.

Edhe pse në vendin tonë nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e duhanpirësve, në botë fushatat për luftën kundër duhanit janë tejet të fuqishme, sektori shëndetësor dhe ai legjislativ ndërmarrin deri aksione agresive. Përtej fushatave, apeleve që drejtojnë bluzat e bardha, shumë persona vendosin të lënë duhanin vetë.

Edhe pse me iniciativën e tyre, lënia e duhanit nuk i zgjidh të gjitha dëmet e shkaktuara në trupin tonë, prandaj ndjekja e një diete ushqimore korrekte mund të jetë një burim i mirë për përmirësimin e shëndetit në disa fronte. “Përmes ushqyerjes është i mundur pastrimi i organizmit dhe limitimi i dëmeve të shkaktuara nga duhani, në të njëjtën kohë ndihmon në trajtimin e varësisë ndaj nikotinës dhe për këtë arsye, pengon dëshirën për t’iu kthyer pirjes së duhanit”, –shpjegon Marcello Mandatori, docent në Universitetin “Tor Vergata” në Romë. Përmes një liste janë renditur ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina dhe pengojnë rikthimin e dëshirës për të pirë duhan.

“Rinovim” i vitaminës C

Aleatët kryesorë në luftën kundër dëmeve të duhanit në trup janë frutat dhe perimet. Veçanërisht ato të pasura me vitaminë C, të pranishme në nivel të lartë në agrumet por edhe te domatet, kivi, brokoli, lulelakra dhe specat. Vitamina C ka një rol shumë të rëndësishëm, si antioksidant ai vepron kundër radikaleve të lira që prodhon pirja e duhanit, të cilësuar si shkaktarët kryesorë që shoqëron plakjen e organeve të duhanpirësve.

Boronica dhe shega

Disa lloje ushqimesh janë në gjendje të favorizojnë eliminimin e toksinave nga organizmi. “Karotat, kastravecët, koperi dhe selinoja kryejnë rolin e pastruesit të organizmit. Ndaj këshillohen që të konsumohen në sasi të madhe, qofshin të gatuara apo të gjalla. Në formë sukoje, kështu mund të konsumohen boronica dhe shega. Veçanërisht për këto dy fruta, përftimet që merren nga konsumimi i tyre ndihmojnë jashtëzakonisht në qarkullimin e gjakut, pasi forcojnë strukturën e venave të dobësuara nga pirja e duhanit dhe ripërtërijnë inde lidhëse që mbështesin enët e gjakut, duke favorizuar formimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut, të cilat zakonisht humbasin funksionet e tyre nën efektin e duhanit.

Sallatat dhe vaktet

Situatat me të cilat përballen ish-duhanpirësit pas lënies së duhanit jo gjithmonë janë të pëlqyeshme. Nervozizëm dhe ankth, janë dy gjendjet që mbërthejnë ish-duhanpirësit, të cilët ndër të tjera duhet ende të luftojnë me dëshirën e brendshme për të pirë duhan. Në shumë raste, për forcë zakoni, ata kërkojnë të kenë në dorë një cigare dhe ta konsumojnë atë. Sallata jeshile ndihmon për të përballuar gjendjen e ankthit dhe stresit. Sallata ka një efekt qetësues dhe ushtron efekt pozitiv në sistemin nervor, si dhe vepron si pastrues i organizmit. Po kështu ju mund të luftoni dëshirën për të pirë duhan përmes vakteve të ndërmjetme dhe konsumit të frutave të freskëta apo të thata dhe pirjes së lëngjeve të freskëta.

Fuqia e çajit

Nuk duhet nënvlerësuar fuqia e çajrave bimorë, burim shumë i mirë për të luftuar duhanpirjen në disa fronte. Çajrat me bazë lule limoni, kopër dhe hithër kanë një rol të rëndësishëm në pastrimin dhe veprojnë si detoksifikues. Çajrat bimorë mund të jenë një ndihmë në stimulimin dhe përmirësimin e humorit, duke luftuar apatinë, karakteristike te personat që ndalojnë pirjen e duhanit. Ndër çajrat më të këshilluar janë çaji i mentës dhe i portokallit.

Të dhëna:

Ambientet 100% pa duhan janë mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga rreziqet e duhanpirjes pasive.

Tymi i duhanit përmban mbi 4.000 kimikate, nga të cilat rreth 50 janë substanca kancerogjene. Ai është i dëmshëm si për duhanpirësit edhe për jo-duhanpirësit ose për duhanpirësit pasivë.

Efektet e duhanpirjes pasive:

Ajo përkeqëson gjendjen shëndetësore ekzistuese dhe krijon gjendje të re shëndetësore.

Substancat që çlirohen nga tymi i duhanit shkaktojnë kancer ose ndihmojnë në zhvillimin e kancerit:

Rritin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive me 25%–30%;

Ndihmojnë në zhvillimin e kancereve të tjera, si: kancerit të gjirit, laringut;

Rrit me 50% rrezikun për sëmundje të zemrës;

Dyfishon rrezikun e aksidenteve vaskulare.

Duhanpirja pasive te gratë shtatzëna ka efekte mutagjenike, sepse të gjitha substancat toksike kalojnë te fëmija përmes placentës; rrit shtrimet në spital të nënës, lindjet e parakohshme ose lindjet e fëmijëve me peshë të vogël.

Duhanpirja pasive ka mjaft efekte negative në shëndetin e fëmijëve, që lidhen si me duhanpirjen pasive para lindjes, ashtu edhe mbas lindjes:

Rrit frekuencën e infeksioneve të veshit, hundës, fytit;

Rrit rrezikun për kriza të astmës dhe të infeksioneve respiratore si pneumonia;

Shkakton reduktim të rëndësishëm në zhvillimin e mushkërive;

Rrit rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjave (vdekje në krevat);

Këta fëmijë janë më të prirur të kenë probleme me të mësuarin.

REUTERS

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043