INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni lidhje në distancë? Ja 6 këshilla!

Keni lidhje në distancë? Ja 6 këshilla!

Publikuar më: 21:49 29-01-2016
Lidhjet në distancë thuhet se janë të vështira.
Përjetimi i emocioneve është i ndryshëm dhe historitë e këtyre çifteve janë të larmishme. Disa thonë se distanca e shton më shumë mallin dhe dashurinë për dikë, ndërsa të tjerë thonë se partnerët mund të ftohen me njëri-tjetrin. Sakrifica në një lidhje është më kryesorja. Ja disa këshilla si ta mbajmë pa probleme lidhjen në distancë sipas nga ekspertëve: 
 
1. Bëni të njëjtën gjë
Sugjerojini njëri-tjetrit të bëni të njëjtin aktivitet, si psh: të shikoni një film, të dëgjoni një album, apo të lexoni një libër. Kjo do ju japë mundësinë që të kini diçka për të biseduar, që të mos shkoni në monotoni.
 
2. Dërgoni dhurata të papritura
Duke i dërguar dhuratë të çastit, kjo do tregojë se ju vazhdimisht mendoni për të. Ja një ide: porosisni online diçka dhe mos harroni të shkruani një dedikim. Surprizat janë gjithmonë ide e mirë.
 
3. Përdorni komunikimin me video
Në kohët e sotme, teknologjia e ka lehtësuar shumë distancën, pasi keni shumë mundësira për të folur. Këshillohet jo vetëm komunikimi nëpërmjet mesazheve, por edhe me video. Skype do ju ndihmonte ta ndjeni më afër partnerin, sikur është aty me ju. 
 
4. Mbajeni veten të zënë me punë
Duke pasur diçka për të bërë, do largoni mendjen nga fakti që partneri juaj nuk ndodhet pranë jush. Mbusheni jetën tuaj me gjëra të ndryshme, pasi do e keni më të lëhtë dhe nuk do mërziteni me situatën që ndodheni.
 
5. Takohuni sa më shpesh
Fakti që ju jeni larg njëri-tjetrit tregon se nuk e keni të mundur për momentin të jetoni në të njëjtin vend. Duhet të krijoni të dy mundësinë për t’u takuar, që ta rifreskoni lidhjen tuaj. 
 
6. Bëhuni optimistë
 
Ju jeni të vetëdijshëm për atë që po bëni dhe nuk duhet të pendoheni pse e futët veten tuaj në këtë situatë. Mendoni që kjo lidhje do përfundojë në diçka serioze dhe një ditë do jeni bashkë të lumtur. Dielli do lindë një ditë!
 
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549