INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni ndonjë tjetër ju? Këto janë pyetjet që e shqetësojnë një vajzë të virgjër shqiptare për herën e saj të parë

Keni ndonjë tjetër ju? Këto janë pyetjet që e shqetësojnë një vajzë të virgjër shqiptare për herën e saj të parë

Publikuar më: 22:16 20-04-2018

Virgjëria është një temë shumë e diskutueshme që nëse do ushtrohej si pyetje, komentet do ishte të pafundme. Humbja e virgjërisë është një temë që prek dhe frikëson të gjitha femrat që e bëjnë për herë të parë. Kjo gjë shkakton ankth dhe frikë të madhe në intimitetin fizik të tyre. Por cilat janë 5 pyetet që i mundojnë vajzat e virgjëra shqiptare dhe jo vetëm. Zbulojini tani!

1-A do të kem dhimbje?

Duke folur me shoqe të ndryshme që e kanë kaluar eksperiencën e parë seksuale, shumica e vajzave dëgjojnë se hera e parë është e dhimbshme. Nuk ka të bëjë me atë çfarë shikojmë në filma. Shumica e vajzave herën e parë kanë dhimbje të mëdha.

2-A e meriton ky djalë që unë t’i dorëzohem?

Vajzat e kanë këtë dilemë, pasi është vlerësim i madh për një djalë që një vajzë t’i dorëzohet për herë të parë. Prandaj vajzat e kanë të rëndësishme nëse ai e meriton, dhe nëse ai e do vërtet atë.

3-A do e zhgënjej?

Duke qenë hera e parë, vajzat kanë frikën se nuk do të dinë të veprojnë, prandaj kanë frikën se mos e zhgënjejnë partnerin e tyre.

4-Frika nga prindërit

Një vajzë shqiptare në çdo moment ka merakun se mos kjo gjë zbulohet nga prindërit. Ato kanë frikë se mos zhgënjejnë prindërit me këtë veprim që po bëjnë.

5-Nëse ndahem, a do të më marrë dikush tjetër?

Ky është një mendim që nuk duhet të ekzistojë në mendjen e vajzave shqiptare por fatkeqësisht ekziston, sipas iconstyle. Ato kanë frikë se nëse ndahen, dikush tjetër nuk do t’i marrë, pasi në mentalitetin shqiptar, virgjëria është diçka primare për meshkujt shqiptarë, megjithëse vitet e fundit po bëjnë përparime në këtë aspekt.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721