INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni ngelur në provime? Provoni një shans të dytë

Keni ngelur në provime? Provoni një shans të dytë

Publikuar më: 08:18 20-06-2018

Për nxënësit që rezultojnë ngelës, pra që nuk arritën të sigurojnë dot notë kaluese në një nga tre provimet e lirimit, Ministria e Arsimit ka dhënë një shans të dytë. Ajo ka caktuar datat e provimeve të vjeshtës për mbetësit e klasave të nënta, duke iu dhënë mundësi mbetësve të pajisen me dëftesë, si kusht për t’u regjistruar në shkollën e mesme. Për tri lëndët bazë që përmbyllin ciklin e detyrueshëm shkollor, Gjuhë e huaj, Gjuhë shqipe dhe Matematikë, do të ritestohen në javën e fundit të muajit gusht.

Provimi i Gjuhës së huaj, do të jepet në 24 gusht, në 28 gusht provimi i Gjuhës Shqipe, për t’u përmbyllur në datën 31 me lëndën e Matematikës.
Edhe në sesionin e dytë do të ndiqen të njëjtat rregulla e procedura si në provimet e para. Ato fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Në udhëzimi ka pika të veçanta për minoritetet, ku pasqyrohen me detaje dhënia e testimeve.
“Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza për provimin në lëndën Gjuhë amtare, sesioni i dytë, përgatitët nga DAR Gjirokastër, Zyra Arsimore Delvinë dhe Zyra Arsimore Sarandë, tërheqin në DAR Gjirokastër tezën, ditën e provimit.
Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, teza për provimin në lëndën Gjuhë amtare, sesioni i dytë, përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë”, citohet në dokument.
Nuk janë lënë jashtë udhëzimit edhe nxënësit me aftësi të kufizuar, të cilët thuhet se do ta zhvillojnë provimin në përputhje me veçoritë e tyre. Nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara se të nisë ai, të pajisur me dokument identifikimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826