INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni ngelur në shtëpi prej shiut? Zbuloni si do jetë moti nesër, dëborë në...

Keni ngelur në shtëpi prej shiut? Zbuloni si do jetë moti nesër, dëborë në...

Publikuar më: 17:46 21-11-2018

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm dhe nuk kanë munguar shirat, por edhe nesër sipas meteorologëve kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten prezente në vendin tonë. Pjesa e parë e ditës dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat më të dendura në zonat veriore dhe qendër duke rrezikuar shira të përkohshëm si dhe reshje dëbore në zonat malore.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira te dendura në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje me 1- 2 gradë të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 3 deri 21 °C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666