Xhelozia është një ndër gjërat më të këqija në një lidhje dashurie, sepse mund të shkaktojnë shumë konflikte duke të çuar dhe deri në ndarje.
Të gjithë e dëshirojmë vëmendjen. Kush më shumë e kush më pak, është e pamohueshme ndjesia e këndshme shkaktuar nga interesi që shfaq dikush për në. Në një lidhje dashurie shpesh herë kjo gjë ngatërrohet me xhelozinë. Kur partneri ka interes për ne është një gjë absolutisht e mirë, por kur e kalon kufirin, çfarë mund të quhet kjo? Mund të thoni sa herë të doni që nuk jeni xhelozë, por duhet të keni kujdes pasi veprime të pakontrolluara mund të shkatërrojnë lidhjen tuaj.
Xhelozia është dashuri thotë një shprehje e urtë, por kur teprohet me xhelozinë atëherë situata bëhet serioze. Living ju rekomandon çfarë të bëni nëse partneri e tepron dhe e kalon cakun me skenat e xhelozisë:
Tregohuni indiferente
Mund të duket e vështirë por do i shihni të mirat më vonë. Nëse tregoheni indiferente ndaj situatës, do të shërbejë edhe si një moment prove për të dy partneret.
Secili privatësinë e tij
Qëndrojini larg adresave të email-it të njëri-tjetrit, apo inbox-it të mesazheve të facebook apo telefonit.
Kthejani me të njëjtën monedhë
Kjo është një strategji që kërkon të vendosë në të njëjtën provë edhe ndjenjat e partnerit, dhe me këtë rast do të mësoni nëse partneri juaj është me mendje hapur si ju, apo do ishte më mirë t’i jepnit fund, për të evituar një lidhje vetëm me keqkuptime dhe sherre.
Më mirë vetëm
Në fund fare, nëse do kuptoni që partneri juaj është “xheloz i lindur” dhe nuk do të jeni në gjendje të ruani qetësinë dhe të menaxhoni situatën, zgjidhni më mirë të rrini vetën, për të shpëtuar nga presione.