INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni patur ndonjëherë kurreshtje të konsumoni KANABIS? Njihuni me parë me efekte që do ndjeni

Keni patur ndonjëherë kurreshtje të konsumoni KANABIS? Njihuni me parë me efekte që do ndjeni

Publikuar më: 08:44 04-06-2019

Për ata që nuk e dinë përbërjen marijuana është përzierje gjethesh, farash, kërcejsh, me ngjyrë të gjelbër, kafe ose gri. Ndërsa kanabis është një term, i cili i referohet marijuanës apo drogave të tjera që vijnë nga e njëjta bimë.

Shumë teori flasin se marijuana mund t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të tjera e rrëzojnë. Po sidoqoftë ne po ju tregojmë efektet në trup dhe në tru më pas vendosini ju nëse ja vlen ta konsumoni apo jo.

-Një nga përbërësit aktivë tetrahydrocannabinol ndërvepron me sistemin e trurit, pjesë që është primare për t’iu përgjigjur gjërave që na bëjnë të ndihemi mirë.
-Në një kohë të shkurtër, ajo gjithashtu mund të bëjë "garë" me zemrën tuaj. Brenda disa minutash gjatë përdorimit të marijuanës, rrahjet e zemrës mund të rritet me rreth 20 deri në 50 në minutë. Kjo mund të zgjasë nga 20 minuta deri në tre orë. 
-Marijuana gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e disa llojeve të dhimbjes. Individët me sëmundje inflamatore të zorrëve gjithashtu mund të gjejnë ndonjë lehtësim.
-Marijuana mund të ndikojë në vetkontroll duke prekur dy zona të trurit që ndihmojnë në rregullimin e ekuilibrit, koordinimit, kohës së reagimit dhe sjelljes.
-Ndjenja sikur koha ikën shpejt ose të ngadalësohet është një nga efektet më të zakonshme të përdorimit të marijuanës.
-Meqenëse enët e gjakut zgjerohen pas përdorimit të saj, kjo ndikon në skuqjen e syve.
-Marijuana gjithashtu mund të ndërhyjë në mënyrën se si i riktheni kujtime.
-Në disa njerëz, marijuana mund të rrisë rrezikun e depresionit. Gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë.
-Përdorimi i rregullt i marijuanës mund të lidhet me një rrezik në rritje të ankthit social.
-Përdorimi i marijuanës mund të ndikojë gjithashtu në prodhimin e spermës.
-Përdorimi i marijuanës ndikon në mushkëri, por nuk duket se rrit rrezikun e kancerit të mushkërive.
-Disa atletë mendojnë se marijuana mund të përmirësojnë performancën fizike.
-Ka dëshmi se përdorimi i marijuanës gjatë shtatzënisë mund të ketë efekte negative.

Po gjithësesi ende ka shumë pyetje për mënyrën se si marijuana ndikon në trupin dhe trurin dhe shkencëtarët thonë se nevojiten më shumë kërkime.

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986