INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni pire shume mbremjen e kaluar? Ja këshillat për të marrë veten

Keni pire shume mbremjen e kaluar? Ja këshillat për të marrë veten

Publikuar më: 14:22 03-09-2017

Për ata që janë dehur, nuk ka gjë më të mirë se sa ilaçet pasi kanë pirë! E kujt nuk i ka ndodhur që të ketë pirë shumë dhe mes të vjellave dhe dhembjes së kokës të ketë pasur nevojë për kurat apo ilaçet mbrapa dehjes? Ndonjëherë, në festat ku bisedat dhe të qeshurat nuk mungojnë, nga një gotë alkool kalohet në tjetrën dhe pa e kuptuar fare keni pirë shumë… Këtë gjë e kuptoni të nesërmen në mëngjes, kur zgjoheni dhe kur kërkoni ndonjë gjë për të qetësuar dhembjen e tmerrshme të kokës dhe ndjesinë e përzierjes. Ne do t’ju sugjerojmë disa këshilla për të qetësuar ose më mirë akoma për të parandaluar efektet normale të dehjes.

Zgjidhni qumësht dhe ujë!

Një ndihmë e vlefshme, pasi keni pirë shumë alkool, vjen nga uji. Duke pirë shumë ujë, përpara se të shkoni në shtrat, është një nga këshillat e rëndësishme për të shmangur pasojat e pas pirjes. Një metodë tjetër e zakonshme, për të shmangur një dhembje të fortë koke kur të zgjoheni, është qumështi, i cili është mirë që të pihet përpara se të shkoni të argëtoheni nga një pije në tjetrën, pasi ai zvogëlon absorbimin e alkoolit në trup. Po të njëjtën ndihmë iu jep edhe ushqimi. Pasi keni pirë shumë, duhet patjetër të hani, sepse ushqimi ka të njëjtin rol si edhe qumështi.

Vitamina pas dehjes

Për të përshpejtuar qetësimin e dhembjes së kokës pasi keni pirë një këshillë e mirë është që të pini lëng frutash. Ashtu si dhe mjalti, ai ka prioritete të forta kundër dehjes si rezultat i nivelit të lartë të fruktozës që përmban. Jo vetëm vitamina C, por edhe vitamina B, të shtuara në përbërës të ndryshëm, zvogëlojnë kohëzgjatjen e efekteve të pas dehjes. Po kështu, edhe banania, nëse e hani kur sapo të zgjoheni. Nëse keni nevojë për një kurë më efikase dhe të fortë, përzieni kafe të zezë me lëng limoni të hidhur pa ëmbëlsues.

Konkluzione për të përballuar situatën pas dehjes

Anglezët, pasi kanë pirë shumë, për të rifituar fuqi dhe qetësi janë të vetmit që gatuajnë vezë me bukë, proshutë dhe salcë holandeze, një miks karbohidratesh dhe proteinash, mjaft efikase kundër efekteve të pas dehjes.

Metoda nga bota kundër efekteve të pasdehjes

Në Kinë pinë çaj jeshil, ndërsa në Rumani dhe Turqi specialiteti i tyre pasi janë dehur është kukureci në supë me hudhër dhe pana​​. Koreanët preferojnë supë me mish, ndryshe

nga japonezët që zgjedhin qepë të papërpunuar dhe turshi të marinuara. Është e qartë që çdo vend i botës ka mënyra të ndryshme të kurimit pas dehjes. E rëndësishme është të qëndroni të vetëdijshëm në faktin që e vetmja zgjidhje për të hequr dhembjen e kokës, përzierjen dhe atë erën e keqe të alkoolit në mëngjes, është që të mos pini shumë alkool nëse nuk doni që të vuani më pas. Por nëse ju kap euforia e momentit apo e festimit, përpiquni të paktën të zgjidhni kurat e duhura pas dehjes.

Dëmet nga alkooli

Përveç duhanit, një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pariparueshme të sistemit nervor qendror. Në mëlçi, alkooli shkakton dëmtime të qelizave hepatike, i cili përparon në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Është vërtetuar se sasia e rrezikshme është ajo prej 20-40 gramë alkool etilik, ndërsa përdorimi 100-150 gramë alkool në ditë, në një periudhë 10-vjeçare mund të shkaktojë cirrozë. Nga ana tjetër, është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë, femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pinë me vite nuk ndiejnë asgjë dhe papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cirrotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, por bukur mirë ata bëjnë “puthjen” e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gramë alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë shkakton dëmtime, ndërsa pirja e 100 gramëve alkool etilik ose mbi dy dopio raki (200 ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet shkakton në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike shkakton rreziqe ndaj pankreasit akut, që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool të konsumuar, vdesin 1.000-2.000 qeliza të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë veten drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor (matufosjes) etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit.

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814