INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni probleme me dhimbjet e kockave? Ja mënyrat si të qetësoni dhimbjet

Keni probleme me dhimbjet e kockave? Ja mënyrat si të qetësoni dhimbjet

Publikuar më: 13:37 05-09-2017

Vazhdimisht keni dhimbje në pjesën e mesit, kyçet dhe gjunjët? Po lexoni artikullin e duhur për të mësuar sesi t'i qetësoni ato.

Stina e dimrit është periudha që të gjithë ata që kanë probleme me dhembjet e kockave, bëhen më keq dhe dhimbjet e tyre bëhen të padurueshme. Dhimbja mund të prekë pjesë të sistemit skeletor, nga krahët te këmbët apo nga gjoksi te shpatullat.

Origjina e dhimbjes mund të jetë e ndryshme, duke nisur që nga dhimbjet e zakonshme të kockave, e deri te sëmundjet e rënda si tumoret.

Osteoporoza është një sëmundje kockash. Kockat dobësohen dhe humbin fuqinë e tyre, prandaj dhe kanë tendencë të thyhen.

Por sekreti për të patur kocka sa më të forta dhe rezistente është dhe qëndon tëk sekreti i produkteve që ne konsumojme në jetën tonë të përditshmë. Sipas in.al mënyra më e mirë për të patur kocka sa më të forta dhe rezistente, duhet të konsumojmë këto produkte:

-Kosi: Shumica e njerëzve e marrin vitaminën D përmes ekspozimit në rrezet e diellit, por disa ushqime, si kosi, janë të fortifikuara me vitaminë D. Një filxhan kos mund të jetë një mënyrë e mirë për të marrë sasinë e kalciumit të nevojshëm. Fermat prodhojnë kos pa yndyrë që përmban 30% kalcium dhe 20% vitaminë D.

-Qumështi: Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit. Zgjidhni një markë të fortifikuar me vitaminë D për të marrë të mirat dyfish.

-Djathi: Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës së tuaj të përditshme e kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.

-Sardelet: Këto peshq të vegjël, që shpesh gjenden në kanaçe, kanë nivele çuditërisht të larta të të dy këtyre lëndëve ushqyese, vitaminës D dhe kalciumit. Edhe pse ata mund të duken paksa të çuditshëm, ata kanë një shije të shijshme dhe për më tepër vlera përsa i përket shëndetit të kockave

-Vezët: Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ata janë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë të verdhë.

-Salmoni: Salmoni është i njohur përmbajtjen e acidit yndyror omega-3 që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

-Spinaqi: Spinaqi do të jetë mënyra juaj e re e preferuar për të marrë sasitë e duhura të kalciumit. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A.

-Drithëra: Disa drithëra si arrat, bajamet, gruri etj, përmbajë deri në 25% të vitaminës tuaj të përditshme D. Kur ju nuk keni kohë për të gatuar salmon ose të marrë rreze dielli, drithërat mund të jenë një mënyrë e shijshme për të marrë vitaminë D.

-Peshku ton: Toni, një tjetër peshk yndyror, është një burim i mirë i vitaminës D. Një racion me peshk ton përmban rreth 39% të dozës suaj ditore të vitaminës D.

-Lëngu i portokallit: Një gotë të freskët me portokall të shtrydhur nuk ka kalcium apo vitaminë D, por është e fortifikuar shpesh për të përmbajtur këto lëndë ushqyesve. Gjithashtu, studimet kanë treguar se acidi Askorbik që ndodhet tek lëngu portokallit mund të ndihmojë me thithjen e kalciumit, kështu që ka shumë gjasa për të marrë të mirat e kësaj pije të fortifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.001816987991333