IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Keni probleme me rënien e flokëve? Ja cilat janë ushqimet që e luftojnë këtë fenomen

Keni probleme me rënien e flokëve? Ja cilat janë ushqimet që e luftojnë këtë fenomen

Publikuar më: 22:30 05-02-2018

Nëse konsumoni ushqimet e mëposhtme, ka shumë mundësi që flokët të qëndrojnë në vendin e vet.

Salmon – Duhen ngrënë proteina për ta mbajtur të fortë flokun. Zgjidhja e duhur është salmoni, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore omega 3.

Mjaltë – Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

Arrat dhe farat – Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për flokun. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

Spinaq – Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit, një përbërës i rëndësishëm për shëndetin e flokut.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877