INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni probleme me rënien e flokëve? Konsumoni këto ushqime

Keni probleme me rënien e flokëve? Konsumoni këto ushqime

Publikuar më: 15:10 26-09-2017

Rënia e flokëve është një tmerr i vërtetë, në këtë artikull do të zbuloni mënyrën më të mirë për të shpëtuar nga kjo fatkeqësi.

 

Sipas intv.al këto janë disa nga ushqimet të cilat do iu ndihmojnë që floku juaj të jetë i shëndetshëm dhe i fortë.

Mjalti - Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

Salmoni - Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.

Spinaqi - Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulëta hekuri dhe vitamine D2. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.

Arrat dhe faratOmega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164