INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni puçra në vithe?! Mësoni si mund të shpëtoni prej tyre

Keni puçra në vithe?! Mësoni si mund të shpëtoni prej tyre

Publikuar më: 11:03 03-06-2019

Aknet tek të pasmet janë kaq të sikletshme! Përveçse të besdisshme janë të dhimbshme dhe as që ja kemi idenë si dhe pse ndodhen aty!

Epo, nëse janë aty e vetmja gjë që na mbetet është t’i zhdukim! Se si, e mësoni më poshtë!

1. Hiqni dorë për pak kohë nga rrobat e ngushta!

Përpiquni të mos vishni xhinse të ngushta. Qëndroni tek pantallonat e lirshme, që nuk ua shtrëngojnë pjesën e vitheve. Mos harroni gjithashtu që rrobat e palestrës të mos i mbani gjatë në trup. Jepini të pasmeve shansin për të marrë frymë!

2. Dush pas stërvitjes!

Jo vetëm që duhet të laheni pas palestre, por duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe lëkurës suaj kur e bëni këtë. Sigurohuni që në fillim të lani flokët dhe më pas trupin që papastërtitë e skalpit të mos precipitojnë në trup dhe aq më tepër në zonën e vitheve. Mos harroni gjithashtu scrub-in, për të eleminuar bakteret dhe papastërtitë, në të njëjtën mënyrë siç bëni me fytyrën.

3. Mos guxoni t’i shtrydhni apo t’i ngacmoni!

Jo se do t’ja dilni edhe nëse e bëni, por gjithsesi. Rezistojini dëshirës për t’i ngacmuar puçrrat në zonën e vitheve sepse vetëm do t’i bëni më keq. Mund të infektohen, mbeten shenjë dhe shtohen.

4. Mos kini turp të shihni një dermatolog.

E dimë që është e sikletshme të tregosh vithet dhe specifikisht aknet që ndodhen aty, por kujtoni kë keni përballë. Është mjek dhe ata kanë parë gjithçka. Përveç kësaj, mendoni që do të shpëtoni njëherë e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336