Çokollata e zezë e testuar tek njerëzit për herë të parë ka nxjerrë këtë konkluzion, konsumimi i saj ul nivelin e stresit.Studimet e fundit tregojnë se çokollata e errët,
e cila ka një përqendrim të lartë të kakaos të paktën 70%, mund të ketë efekte pozitive për sa i përket stresit, informacionit, kujtesës, humorit, por madje edhe ndaj sistemit tuaj imunitar.
Padyshim, të gjithë ne nuk kemi nevojë për më shumë justifikime për të konsumuar mjaftueshëm çokollatë, por këto rezultate duken me të vërtetë premtuese.
Flavanoidet, të cilat gjenden në kakao kanë përmbajtje anti –inflamatore.
Një nga përfitimet e tjera përfshin aftësinë e trurit për të përshtatur dhe krijuar lidhje të reja, të cilat ndodhin ashtu siç i përjetojmë dhe të përshtatemi me gjërat e reja të përditshme.
Për të pasur përfitime më të mira, një copë çokollatë e zezë mund të stabilizojë nivelet e stresit.Studimet kanë treguar që ajo mund të ulë nivelin e hormoneve të stresit, përfshirë kortizolin.
Gjithashtu antioksidantët në kakao favorizojnë qetësimin e mureve të venave, duke ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar qarkullimin.
E këshillueshme është të zgjidhni çokollatë me 70% kakao.