Vajza seksi Rashel Kolaneci është larguar nga spektakli “Xing me Ermalin”, emision në të cilin u bë e famshme dhe ka qenë në qendër të mediave rozë, për linjat e saj të kolme. Pas largimit nga TV Klan, nuk dihet ende se në çfarë televizioni do të jetë e ardhmja e saj, por së fundmi ishte e ftuar në “Pop Culture. Mes shumë gjërave të tjera, Rasheli tregoi se kush është mashkulli më seksi shqiptar për të dhe në të vërtetë janë dy.
“Po t’i them emrin do t’i bëhet shumë qejfi. I kam dashur shumë edhe kur kam qenë e vogël, janë Adrian Gaxha, Lorik Cana.”, u përgjigj ajo.
Ndërkohë që kur u pyet për femrën më seksi shqiptare, përgjigja e saj ishte:
“Përveç meje! Holta Kolaneci, Armina Mevlani, ka plotë të tjera, si Lori, Aurela. Nuk shoh ndonjë si frymëzim, por marr pak nga të gjitha.”