INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni vendosur të bashkëjetoni? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Keni vendosur të bashkëjetoni? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Publikuar më: 17:08 27-03-2017

Bashkëjetesa do ta ndryshonte pa diskutim lidhjen tuaj, kështu që duhet të keni shumë gjëra parasysh përpara se ta hidhnit këtë hap.

Për ty si femër, jemi të sigurtë, do të jetë më e lehtë. Por partneri, si do ta presë ai? Duhet të kesh parasysh se pas bashkëjetesës...

Marrëdhënia juaj do ndryshojë
Tani do të keni disa detyra shtëpie më tepër. Bashkëjetesa është si të shohësh programin tënd të preferuar, por po ta lësh aty për 24 orë, 7 ditë në javë, me siguri shumë gjëra nuk do t`ju pëlqejnë. Lamtumirë pritjet me mall, lamtumirë takimet pas disa ditësh që nuk jeni parë. Të gjitha këto shtonin romanticitetin, po tani? Do ta kesh atë nëpër këmbë tërë kohës. Dhe ndoshta shumë gjëra që më para nuk i dije prej tij dhe po i mëson tani, do ta ndrsyhojnë atë që ndjen. Lutu që jo!

Jeta juaj seksuale do ndryshojë
Jo çdo natë do të përfundojë me ju të dy të zhveshur në shtrat, të ngjitur pas njëri-tjetrit dhe të ëmbël. Mund të qëllojë të jeni zënë për larjen e enëve dhe derdhjen e plehrave dhe më besoni, nuk do keni më nerva t`i bëni atij qejfin në intimitet. Përpara se të bashkëjetoni, nuk shiheni aq shpesh dhe kjo shton edhe dëshirën për seks. Por tani, ta shikosh atë tërë mbrëmjen me tuta dhe ngulur para televizorit, nuk do të të ndez me epshin si dikur. Lutu të mos ndodhë!

Zonja, mos e teproni me kërkesat
Kur nis bashkëjetesa, një gabim që ne femrat bëjmë është të kërkojmë barazi dhe përsa u përket punëve të shtëpisë. Mos merr për kot. Nga natyra mashkulli nuk është shumë i dhënë dhe as i zoti për punë shtëpie. Pastaj, nëse ai punon 50 orë në javë dhe ti vetëm 25, ç`të keqe ka të kujdesesh më tepër për shtëpinë? Duhet të kesh parasysh se debati për ndarjet e punëve është një nga më kyçët kur sapo ke filluar bashkëjetesën. Lutu që ai të bëjë të paktën 20 % të punëve të shtëpisë dhe mos kërko më tepër!

Dashuria është e mërzisthme
Është e pashmangshme: kur të shkoni të jetoni bashkë, do filloni të diskutoni për zakonet irrituese të njëri-tjetrit. Ai gërhet, bën gazra dhe gjatë natës kollitet shumë prej cigarit. Duhet të marrësh parasysh se kur të shkosh të bashkëjetosh, këto gjëra do të të shoqërojnë gjatë gjithë kohës. Ne femrat mund të bëhemi shumë të këqija kur nervozohemi me këto gjërat tipike të meshkujëve, prandaj duhet të kesh parasysh se të duhet shumë durim nëse në bashkëjetesë nuk dëshiron të përfundosh në një shtrigë dhe grifshë që vetëm ankohet tërë kohës.

Nuk jeni fejuar ende
Përgjithësisht, meshkujt që vendosin të bashkëjetojnë kanë si qëllim final të martohen me partneret e tyre. 55 % e martesave sot në botë janë paraprirë nga një bashkëjetesë. Por ama, eksperienca ka treguar se jo të gjitha çiftet që bashkëjetojnë ia dalin ta kalojnë këtë test dhe të përfundojnë bashkë. Kështu që, ki parasysh se nëse po shkon të bashkëjetosh me një djalë, kjo nuk do të thotë se martesa në të ardhmen është e sigurtë. Nëse të pëlqen ta provosh si përvojë bëje, por mos shko të bashkëjetosh me prapavijën për t`u martuar. Nuk funksionon kështu!

Problemet janë si ato të martesës
Pjesa më e madhe e vështirësive që hasen në një bashkëjetesë janë të ngjashme me ato të martesës. Ndonëse juve po bashkëjetoni bashkë, nuk duhet ta lini të vdesë qejfin dhe kënaqësinë në lidhjen tuaj. Aventurën dhe surprizuesen. Ky është gabimi që shumë çifte që martohen, ose edhe bashkëjetojnë, e bëjnë. Ti je femra dhe mashkulli është i ndrojtur me ty nëpër shtëpi. Ai në të pandërgjegjshme mendon se duhet të sillet mirë, kështu që të takon ty t`i hedhësh pak piper lidhjes. Ndaj, përpara se të bashkëjetosh duhet të pyesesh veten: A do vdiste romanca juaj, humori, aventura, argëtimi pas një hapi të tillë? Nëse je e zonja ta menaxhosh lidhjen, atëherë bëje.

Ju jetoni dhe mësoni së bashku
Bashkëjetesa është një test i vërtetë, kështu që përpara se të hidhni këtë hap, duhet të keni parasysh se do t`ju duhet të kaloni vërtet disa sfida. Dhe në sfida, zakonisht mëson shumë gjëra. Këto gjëra do t`i mësoni bashkë. Përpara se të shkosh të bashkëjetosh, duhet të pyesësh veten: A është ky njeriu me të cilin dua të rritem, të sfidohem dhe përballoj surprizat e jetës? A mund të mësojë unë prej tij? Çfarë kam për t`i mësuar unë atij? Nëse zbulon se në thelb raporti juaj është më tepër një afeksion apo diçka që ka marrë spunton nga tërheqja fizike, mos bëj gabimin të shkosh të bashkëjetosh. Por nëse je e sigurtë se po e hedh këtë hap me një njeri të pjekur, mos ki dyshime. Kjo përvojë do të të mësojë shumë gjëra dhe do të të rrisë.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749