Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain kryesojnë në listën e realizatorëve më të mirë në Evropë.
Me golin e shënuar ndaj Palermos, Gonzalo Higuain është barazuar me Cristiano Ronaldon në garën për Këpucën e Artë.
Sulmuesi i Napolit dhe ai i Real Madridit e ndajnë vendin e parë me nga 27 gola të shënuar.
Pas tyre vijnë Luis Suarez i Barcelonës dhe Jonas i Benficas, që kanë shënuar nga një gol më pak.