Lufta për “Këpucën e Artë” sa vjen e bëhet më e fortë. Mediat futbollsitike po diskutojnë vrullshëm fituesin, ku dy pretendentët kryesorë janë Mbappe dhe Lionel Messi. Me golat e fundit të shënuar në Champions, argjentinasi e sheh veten të parin për numër golash.
Përtej golave, një incident në Kupën e Francës, ku Mbappe bëri një ndërhyrje brutale ndaj lojtarit Damien Da Silva ka bërë që përveç kartonit të kuq të humbë pikë edhe në asketin moral për fitimin e trofeut prestigjioz. Messi është më afër se kurrë triumfit, pasi është i distancuar edhe nga vendi i tretë që mbahet nga sulmuesi italian Quagliarella.