INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këpucët me sfungjer enësh janë trendi më i ri! Mund t’i dizenjoni dhe ju! Do të bëni namin me shitjet online [FOTO]

Këpucët me sfungjer enësh janë trendi më i ri! Mund t’i dizenjoni dhe ju! Do të bëni namin me shitjet online [FOTO]

Publikuar më: 13:38 25-09-2018

Një trend i ri i këpucëve me sfungjer, në dukje si sfungjer kuzhine, ka marrë “vrull” sado të çuditshme që mund të duken.

Të dizajnuara nga Christopher Kane, këpucët e çuditshme si duket po pëlqehen aq shumë sa deri më tani janë shitur pothuajse të gjitha online.

Mjeshtëria pas këtij krijimi të çuditshme qëndron tek sjellja e një aksesori të mbiçmuar që mund të përdoret edhe për të pastruar shtëpinë.

Te krijuara nga lëkura e zezë e patentuar, stilet janë të zbukuruara me shirita të sfungjerit të verdhë dhe blu. Sfungjeri është i vendosur zakonisht aty ku supozohet të jenë gishtat, gjatë pjesës së prapme të takës si dhe në rrip.

Disa nga dizajnet kanë gjithashtu një diamant verbues rreth pjesës së parme. Dhe, pjesa më e bukur, edhe pse mund të duken si sfungjer kuzhine, ato kushtojnë plot 890 euro.

Këpucët e habitshme bënë debutimin e tyre në një shfaqje në vitin 2017, por që atëherë janë bërë shumë të popullarizuara me blerësit në internet, me disa shitës me pakicë që raportojnë se kanë shitur gjithë stokun e tyre.

kepucet.png

kepucet1.png

kepucet2.png

kepucet3.png

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838