INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keq në matematikë? Ky është motivi [FOTO]

Keq në matematikë? Ky është motivi [FOTO]

Publikuar më: 15:56 02-09-2016

Sensi intuitiv i numrave tek fëmijët duket se është i trashëguar. Ndaj, nëse algjebra ju lë në baltë, nuk është vetëm për shkak të mospraktikës nga ana juaj. Prindërit tuaj duhen fajësuar gjithashtu. Prindërit që janë të suksesshëm në matematikë, ka të ngjarë të bëjnë fë

mijë që janë të suksesshëm po njësoj. Në një kërkim të bërë nga Universiteti i Pitsburgut, rezultoi në një transmetim ndërgjenetik në matematikë, nga prindi tek fëmija. Studimi përfshinte 54 fëmijë mes moshës 5 dhe 8 vjeç si dhe 51 prindër, me minimumi një diplomë të shkollës së mesme.

Fëmijëve u dha 3 teste matematikore, që kishin si bazë njohuritë e tyre bazike në këtë fushë. Prindërve u dhanë gjithashtu teste që ishin një vështrim i përgjithshëm mbi njohuritë në matematikë. Rezultatet treguan se niveli i performancës së fëmijëve ishte parashikuar më parë nisur nga ai i prindërve. Por, studiuesit besojnë se lidhja e aftësive matematikore mund të jetë një kombinim i transmetimit të trashëgimisë dhe faktorëve mjedisorë. Gjithsesi , debati mes aftësive të lindura dhe atyre të kultivuara tek njeriu vazhdon dhe është i gjerë. Aftësitë natyrale kanë të bëjnë me trashëgiminë gjenetike dhe faktorë të tjerë biologjikë. Kurse kultivimi i këtyre aftësive, lidhet kryesisht me faktorët e jashtëm, me eksperiencën dhe të mësuarit individualisht. Studime të mëtejshme nevojiten për të kuptuar faktorët gjenetikë dhe mjedisorë që ndikojnë në aftësitë matematikore. Kjo do të ndihmonte në krijimin e një ambjenti optimal nxënieje në shtëpi që përmirëson aftësitë në matematikë.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043