INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keqtrajtonte dhe dhunonte gruan. Arrestohet 1 muaj pas daljes nga burgu shqiptari

Keqtrajtonte dhe dhunonte gruan. Arrestohet 1 muaj pas daljes nga burgu shqiptari

Publikuar më: 09:56 03-11-2018

Sapo kishte përfunduar një dënim me 6 muaj burg për keqtrajtim të bashkëshortes, shtetasi shqiptar 39 vjeç i cili u arrestua pasditen e së enjtes në flagrancë nga policia italiane. Ai ishte dënuar në vitin 2015 për plagosje, kërcënime dhe dhunë ndaj gruas së tij, dënim i pezulluar më pas. Në vitin 2016 ai mori një paralajmërim nga Qendra për Dhunë në Familje; së fundi, ai duhej të vuante një dënim me gjashtë muaj burg për keqtrajtim, gjithmonë kundër gruas së tij, 35 vjeçare edhe ajo shtetase shqiptare.
Burri ishte liruar para kohe për sjellje të mirë duke lënë qelinë më 25 shtator. Më 27 shtator, u kthye në Arezzo me dëshirën që ta bënte gruan e tij të paguante, pasi besonte si i shkatërroi jetën. Kalvari i viktimës u rifillua, me telefonata të vazhdueshme, agresion verbal, dëmtime dhe kërcënime me vdekje. Çdo gjë përfundoi pasditen e 1 nëntorit kur shqiptari u paraqit në shtëpinë e ish-gruas, duke e fyer atë, kërcënuar me vdekje dhe duke u përpjekur të zhvaste para. Vajza, megjithatë, arriti të thërriste 113. Në pak minuta policët mbërritën dhe menjëherë e bllokuan 39-vjeçarin i cili mbante një palë gërshërë të mprehta në dorë. Ai u arrestua sërish për keqtrajtim në familje dhe u dërgua në burgun e Arezzo me urdhër të prokurorit.

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764