INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kequshqyerja, rritet numri i pacientëve me tumor në zorrën e trashë

Kequshqyerja, rritet numri i pacientëve me tumor në zorrën e trashë

Publikuar më: 14:14 23-06-2016

Ushqimet e pasura me shumë yndyra e me pak fibra, po bëhen gjithmonë e tepër shkaktarë të mbipeshës dhe shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme, ku së fundmi është shtuar numri i meshkujve. Sipas raportit të Qendrës britanike për hulumtim të tumoreve, karcinoma e zorrës së trashë është nga sëmundjet më të shpeshta e të këqija të kohëve të sotme dhe në 25 vitet e fundit është shënuar rritje e numrit të pacientëve, me këtë lloj tumori agresiv.

Edhe pse është konsideruar që meshkujt dhe femrat kanë rrezik të njëjtë nga sëmundja ekarcinomës së zorrës së trashë, numri i meshkujve me këtë sëmundje në tri dekadat e fundit është rritur me 29 për qind, derisa te femrat është rritur vetëm me tetë për qind, shkruan Daily Mail.

Fajtorët kryesorë për rritjen e numrit të të sëmurëve janë zakonet e pashëndetshme jetësore, si ushqimi i varfër me fibra, pirja e duhanit dhe alkooli. “Në ushqimin e meshkujve është e lartë përqindja e yndyrave shtazore dhe e vogël ajo bimore, e cila është edhe shkaku kryesor i krijimit të sëmundjes”, ka thënë profesor Matthew Seymour nga Qendra për hulumtim të tumoreve.

“Numri më i madh i pacientëve me tumore janë të moshës, 60-70 vjeç,  edhe pse gjithnjë e më shumë ka të rinj me këtë sëmundje të keqe. Sa me gjatë  të jetojnë njerëzit, është e qartë që më shpesh do të preken nga sëmundjet malinje” shton Seymour.

Trajtimet për shërimin e tumorit të zorrës së trashë kanë përparuar dhe sot shanset e mbijetesës janë gati dhjetë vjet më shumë. Falë terapisë me ilaçe inteligjente dhe kimioterapisë mundësitë e mbijetesës janë dyfish më të mëdha sesa para 20 vjetësh, veçanërisht nëse karcinoma zbulohet në fazat e para. Kanceri i zorrës së trashë numrin më madh të të prekurve e ka në vendet e zhvilluara të botës, gjë e cila vërteton tezën që krijimi i tij është shkaktuar nga ushqyerja moderne.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277