INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënim me jetë për gjyqtarin e Korçës! Policia ndalon të dyshuarit...

Kërcënim me jetë për gjyqtarin e Korçës! Policia ndalon të dyshuarit...

Publikuar më: 19:36 08-09-2018

Është kërcënuar me jetë mëngjesin e sotëm gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, Besnik Shehu.

Nga informacionet paraprake mësohet se gjyqtari u kërcënua nga dy persona që ishin palë për një proces civil.

Gjyqtari Shehu ka bërë denoncim në polici ndaj dy personave që ai pretendon se e kanë kërcënuar. Ata janë Erin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha, të cilët kanë qenë palë në një proces civil në Gjykatën e Korçës raporton ABC News.

Sipas kallëzimit të gjyqtarit, dy personat e kanë kërcënuar mëngjesin e sotëm në një ambient publik. Pas denoncimit të bërë në komisariat, Erin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha janë shoqëruar nga uniformat blu për të verifikuar këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002