Katër të mitur tre djem dhe një vajzë përmes disa formave banale kërcënuese kanë detyruar një 13 - vjeçare të vjedhë para në shtëpi dhe më pas tua japë atyre. Vajza merrte para në shtëpi për të mos qënë në qëndër të vëmendjes dhe për ti shpëtuar dhunës, pasi ata e kërcënonin se do ta rrihnin në mes të shkollës dhe do ti publikonin nëpër muret e lagjes numrin e saj të celularit.
Nën këtë presion psikologjik vajza morri disa herë para në shtëpi dhe nëna e saj zbuloi mungesën e tyre dhe e detyroi të miturën të tregonte. Në këto kushte prindërit iu drejtuan për denoncim policisë dhe pas shqyrtimit të rastit dhe dëshmisë së 13 vjeçares gjykata vendosi, që të miturit “gjobëvënës” të dënohen me 3 vjet shërbim prove apo siç njihet ndryshe punë në komunitet.