INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënime dhe fyerje, si ndodhi përplasja e kreut të PD-së në Gramsh me policinë

Kërcënime dhe fyerje, si ndodhi përplasja e kreut të PD-së në Gramsh me policinë

Publikuar më: 11:46 21-07-2018

Policia e Shtetit zbardh incidentin e ndodhur dje me kreun e Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni.

Sipas policisë, mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit por gjatë kontrollit të dokumentacionit, Haruni ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të vendosura në hyrje të qytetit të Gramshit, kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me targa AA 387 MR, me drejtues shtetasi Artur Rrodhe, 39 vjeç, banues në Gramsh, ku në mjet ndodheshin si pasagjerë shtetasit E.H.,51 vjeç, banues ne Gramsh dhe shtetasi E.Z, 35 vjeç, banues ne Gramsh.Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, pasagjeri shtetasi E.H., ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë të cilët ishin duke kryer detyrën” thuhet në njoftimin për mediat.

Më pas policia ka shoqëruar makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda në Komisariatin e Policisë Elbasan, nga ku ka rezultuar se shoferi ishte i dehur.

Ndaj kreut të PD Gramsh bën me dija policia ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377