INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimi i babait të të riut që u vetëflijua: Do hedh bomba në aeroport!

Kërcënimi i babait të të riut që u vetëflijua: Do hedh bomba në aeroport!

Publikuar më: 11:09 12-12-2017

Prej ditësh në dyert e gjykatës qëndron një burrë që iu bie në sy të gjithëve. Ai si shumë të tjerë kërkon drejtësi. Djali i Shaban Kapllanajt një vit më parë sapo mbëriti në aeroport nga nga Gjermania u vetëflijua duke u hedhur nga tarraca e aeroportit “Nënë Tereza”. I ati i Jurgen Kapllanaj thotë se kjo ngjarje nuk është hetuar dhe ka mistere.

“Të thuhet se çfarë ka ndodhur. Nuk u mor një masë, nuk foli një polic në gjyq. Dua të di se çfarë i ka ndodhur djalit tim që arriti deri atje. Pasi ka lënë çantën aty është ngritur lart pa asnjë shkak, që atje nuk lejohet, pse është lejuar. Dua të di lejohet atje apo jo, ka masa sigurie apo jo, pasi atje nuk lejohet,” tha për Report Tv Kapllanaj.
Sipas babait të 23 vjeçarit të vetëflijuar ai qëndroi për 17 minuta mbi tarracën e aeroportit dhe siguria atje nuk mori asnjë masë. “Siguria te Rinasi nuk mori asnjë lloj masë, se çfarë bën atje, ka ndenjur 17 minuta atje lart. Populli donte ta shpëtonte ata nuk e linin.
Djali të vdesë dhe unë të jetoj, nuk jetoj. Nëse hetojnë mund të ma mbushin mendjen, por nëse nuk hetojnë unë do të mbushem me bomba dhe do të hidhem në erë në mes të Rinasit. I bëj thirrje drejtësisë që të marrë masa dhe të hetojë, që të mos arrij deri atje” tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875