INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimi i Daçiç: Kosova do ta pësojë për shkak të taksës

Kërcënimi i Daçiç: Kosova do ta pësojë për shkak të taksës

Publikuar më: 14:20 20-01-2019

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, komentoi vendimin e Kosovës për mos u tërhequr nga taksa 100% e vendosur ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjes duke u shprehur se Prishtina do ta pësojë për shkak të këtij vendimi. Sipas Daçiç thirrja indirekte që presidenti Thaçi i drejtoi kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës është një “lojë” e përbashkët e krerëve të shtetit, e se shumë shpejtë e vërteta do të zbulohet.
“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind, kurse Veseli është njeri i Thaçit”-u shpreh ai.
Por ministri serb mendon se më së shumti vendosja e taksës do të ketë pasoja për kryeministrin Haradinaj. Daçiç tha se SHBA nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme ndërsa shtoi se Beogradi i ka drejtuar sytë drejt BE-së për heqjen e taksës. Shefi i diplomacisë serbe, duke folur për një televizion serb, Prava TV, ka komentuar edhe vizitën e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi si dhe qëndrimin e shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Daçiç tha se diplomatja e lartë e BE Federica Mogherini është shprehur se se çdo zgjidhje duhet të vijë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai tha se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka kërkuar të informohet në lidhje me negociatat e se për këtë i ka dërguar një letër Mogerinit, e cila u përgjigj duke u shprehur se BE vlerëson rolin e Rusisë. Daçiç tha se gabimi i Serbisë ishte që pranoi që SHBA të përfshihej në dialogun Kosovë-Serbi që nga fillimi, kurse Rusia jo. Kjo sipas tij ishte vendim i gabuar që ndikon tek përkrahja që ata marrin në Bruksel.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207