INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimi i egjiptianit, lekët ose do djeg anijen me dy marinarët

Kërcënimi i egjiptianit, lekët ose do djeg anijen me dy marinarët

Publikuar më: 14:13 27-06-2016

Pas 8 ditësh nga marrja peng e anijes “Çelepia 2” marinari egjiptian ka vënë ultimatumin. Ai ka kërkuar 70 mijë euro pronarit të peshkarexhës shqiptare, e nëse nuk i merr ato brenda ditës ka deklaruar se do të djegë anijen së bashku me dy marinarët shqiptarë në bord.
Komunikimi më i fundit i pengmarrësit me pronarin e peshkarexhës ka qënë në mesnatën e shkuar.
Pengmarrësi ka kërkuar që shuma e parave t’i dërgohen me agjenci të dërgimit të parave dhe më pas e rregullon ai me policinë në Egjipt, shkruan ‘Panorama’. Ndërsa me audio dëgjohet edhe zëri i marinarit Mema që lutet për ndihmë, pasi barka ndodhet në mes të detit.
Deri më tani egjiptiani nuk ka thënë asgjë në lidhje dy marinarët shqiptarë që u nisën me të për të peshkuar disa ditë më parë. E vetmja dëshmi ka qënë ajo e katër ditëve më parë kur ka dërguar një foto të marinarit, Mema të lidhur me zinxhirë.
“Autoriteteve policore iu kemi vënë gjithçka në dispozicion, por përveçse na marrin në pyetje nuk na japin asnjë të dhënë tjetër. Iu kemi vënë në dispozicion numrin e pengmarrësit, numrat e llogarive ku kërkon t’i hedhim nga eurot, mesazhet zanore kërcënuese të regjistruara, por tani nuk është bërë asgjë. Pengmarrësi na shantazhon vazhdimisht dhe është i lirë”, thotë Flori Çelepia.
 
Djali i vetëm i familjes Malja, Damiani me lot në sy i bën apel strukturave të shtetit të ndërhyjnë për të ditur çfarë po bëhet me jetën e babait të tij. “U nis në punë, e nuk kemi asnjë informacion ku është babai? Ku ta gjej? Shteti nuk më thotë ku të shkoj e të kërkoj babanë”, apelon djali i kapitenit të anijes.
E makthi i famijarëve të marinarëve shqiptarë ka arritur kulmin. Ata i kanë bërë shtetit apel sistematikisht për të ndërhyrë në ujrat egjiptiane, sipas pretendimit të pengmarrësit i cili ka thënë se kanë ndaluar në Aleksandri të Egjiptit.

Article Logic
Execution time: 0.0024101734161377