INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimi i Koresë së Veriut: “Sanksionet e OKB-së do të përshpejtojnë programin bërthamor”

Kërcënimi i Koresë së Veriut: “Sanksionet e OKB-së do të përshpejtojnë programin bërthamor”

Publikuar më: 17:29 18-09-2017

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se vendosja e sa më shumë sanksione dhe presioni i OKB-së , nuk do të bëjë gjë tjetër vetëm se do ta përshpejtojë programin e saj bërthamor. Me anë të një deklaratë të ashpër, Ministria e Jashtme e konsideroi raundin e ri të kufizimeve të imponuara nga Kombet e Bashkuara si "aktin më vicioz, joetik dhe çnjerëzor të armiqësisë". Ndërkohë, SHBA dhe Koreja e Jugut kryen ushtrime të përbashkëta ushtarake mbi Gadishullin Korean. Koreja e Veriut do të jetë një çështje kyçe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë javë. Vendi testoi raketën e tij më të fundit mbi Japoninë të premten, në atë që u përshkrua si gjuajtja më të largët. Nisje, e cila pasoi një raund të ri të sanksioneve të OKB-së, u dënua njëzëri nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së si "shumë provokues".

Article Logic
Execution time: 0.002324104309082