Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike në brigjet e detit lindor , raporton agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut “Yonhap”. Testi i fundit vjen vetëm disa orë pas publikimit të një kërcënimi nga Pheniani, i cili u diskutua gjithashtu në mesin e fuqive rajonale në samitin e G20-ës në Kinë.
Lëshimi i tre raketave ditën e sotme është i fundit në një seri prej më shumë se 10 provash dhe testimesh që Koreja e Veriut ka kryer këtë vit. Në fund të gushtit, ushtria e Pheniani lëshoi një raketë balistike në bregun lindor të Koresë së Veriut, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjet vjetore ushtarake.