Pas denoncimit të gazetarit Ylli Rakipi, se ai ishte kërcënuar për shkak të publikimit të dokumenteve që vërtetonin skandalin e projektit të Unazës së Madhe, ka reaguar edhe Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili e cilëson një turp heshtjen e Kryeministrit pas zbulimit të këtyre të vërtetave të rënda, ku gazetari Rakipi u kërcënua nga krimi. Më poshtë statusi i plotë i Vasilit:
'Ylli Rakipi zbulon te verteta te renda,krimi e kercenon, kryeministri hesht!? Sa turp!!!', ka shkruar Petrit Vasili.