INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimi ndaj portaleve OSBE shuplakë Ramës, ‘po cënoni lirinë e medias’

Kërcënimi ndaj portaleve OSBE shuplakë Ramës, ‘po cënoni lirinë e medias’

Publikuar më: 15:42 18-10-2018

Edi Rama merr goditjen e parë nga partnerët tanë ndërkombëtare, pas kërcënimit të tij se do të mbyllë portalet nëse ato nuk regjistrohen. OSBE përmes një letre drejtuar shefit të qeverisë, e cilëson nismën si kërcënim për lirinë e medias. Në këto kushte OSBE i bën apel kreut të ekzekutivit që të rishikojë këtë qëndrim. 

Harlem Désir:
“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”.
Në këto kushte zyrtari i lartë i OSBE-së u bën thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këtë qëndrim, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes.
Harlem Désir:
“Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti”.
Por nëse qeveria vijon me bindje ti qëndrojë kësaj nisme, përfaqësuesi i OSBE ofron edhe asistencën e tij ligjore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040779113769531