INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kërcënimi nga Çadra e Lirisë. Berisha: Të nxjerrim nga leckat [VIDEO]

Publikuar më: 16:36 23-03-2017

Sali Berisha:
“Po soset durimi i shqiptarëve”.
Kështu deklaroi lideri historik i demokratëve Sali Berisha në çadrën e lirisë, në parlamentin paralel të opozitës, i cili është mbajtur prej 5 javësh në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Por nëse nuk krijohet qeveria teknike, Berisha lëshoi këtë paralajmërim për Kryeministrin Rama.
Sali Berisha:
“Po të jap fjalën ik shpejt, nuk do të vijnë marinsat amerikan por do të vijnë këta zambot e demokracisë dhe me lecka do të krehin kudo që të jesh në zyrë e kudo që të jesh”.
E pas largimit demokratët kanë një tjetër plan për kryeministrin Rama, i cili për ta është kryeministri që i ka bërë dëm vendit po aq sa dhe regjimi komunist.
Sali Berisha:
“Jo vetëm do të largojmë por me detyrim do të bëjmë testin e drogës dhe ti tregojmë shqiptarëve se çfarë narkomani je ti”.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336