INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimi nga SHBA, Maduro kërkon ndihmë nga Rusia dhe Vatikani

Kërcënimi nga SHBA, Maduro kërkon ndihmë nga Rusia dhe Vatikani

Publikuar më: 12:18 23-08-2017

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i kërkoi ndihmë Rusisë dhe Vatikanit për të shmangur “kërcënimin ushtarak” nga Shtetet e Bashkuara dhe tha se shpejt do të shkojë në Moksë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Maduro, që disa muaj, përballet me protesta masive të qytetarëve që e fajësojnë për krizën e thellë ekonomike.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të shqyrtojë ndërhyrjen ushtarake kundër, siç ka thënë, qeverisë autoritare të Maduros.

Rusia ka thënë se kërcënimi i Trumpit është “i papranueshëm”.

"Venezuela ka mbështetjen e plotë dhe absolute të Rusisë", tha Maduro, duke shtuar se së shpejti do të vizitojë Putinin, të cilin e quajti "njeri të paqes".

“Kërkoj edhe ndihmën e Papës kundër kërcënimit ushtarak nga SHBA”-ja, tha Maduro në një konferencë për media në Karakas./REL

Article Logic
Execution time: 0.0026061534881592