Përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj dhe modernizimi i ushtrisë kineze janë ndër kërcënimet kryesore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara.
Kjo theksohet në një raport të Strategjisë Kombëtare të Intelegjencës Amerikane.
Dokumenti i cili publikohet çdo 4 vjet, gjithashtu paralajmëron për kërcënimin e mundshëm nga aktivitetet bërthamore të Koresë Veriore, aftësitë kibernetike në rritje të kundërshtarëve të SHBA-ve dhe paqëndrueshmërinë politike globale.