INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimi rus me sistemin e ri ushtarak, përgjigjet SHBA-ja

Kërcënimi rus me sistemin e ri ushtarak, përgjigjet SHBA-ja

Publikuar më: 09:54 03-03-2018

Hartuesit amerikanë të politikave ushtarake nuk po u japin rëndësi pretendimeve të Moskës se ushtria ruse disponon një sërë armësh të reja strategjike bërthamore që mund të godasin çdo objektiv kudo në botë.

Në një fjalim që i paraprin zgjedhjeve presidenciale ruse, Presidenti Vladimir Putin u krenua me aftësitë e reja të ushtrisë së tij. Por zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se kjo tashmë është një retorikë e njohur.

“Presidenti Putin ka konfirmuar atë që qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka ditur për një kohë të gjatë dhe që Rusia e ka mohuar. Kremlini ka prodhuar sisteme destabilizuese të armatimit prej më shumë se një dekade në shkelje të drejtpërdrejtë të detyrimeve të tij ndërkombëtare”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders.

“E kemi vëzhguar Rusinë për një kohë të gjatë. Nuk habitemi. Duam të sigurojmë popullin amerikan se jemi plotësisht të përgatitur”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Dana White.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes dhe të shërbimeve të fshehta thonë se ideja e një Rusie fuqi e madhe në skenën botërore, ka qenë një motivim kryesor për përfshirjen e Putinit në Ukrainë dhe Siri.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749