INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënohen britanikët për Krishtlindje, në horizont luftanije ruse

Kërcënohen britanikët për Krishtlindje, në horizont luftanije ruse

Publikuar më: 15:27 26-12-2017

Nuk ishin aspak të qeta këto Krishtlindje për marinën britanike e cila ndihet e kërcënuar nga Rusia.

Luftanije ruse janë gjurmuar nga britanikët , luftanije që lëvizin në ujrat britanike në Detin e Veriut.

Marina britanike tha se anija HMS St Albans monitori aktivitetin e Admiral Gorshkov në disa zona të interesit kombëtar.

Rusia nuk ka komentuar situatën, por sipas marinës mbretërore ka pasur së fundmi një rritje të njësive ruse që tranzitojnë në ujërat britanike cka do të thotë se anijet luftarake ruse kanë nisur të afrohen dhe me raste hyjnë gjithnjë e më shpesh në territorin detar të Mbretësisë së Bashkuar.

Javë më parë, një nga oficerët më të lartë të ushtrisë mbretërore tha se rusia përbën një kërcënim të ri dhe serioz ndaj kabllove nënujore të komunikimit që lidhin botën.

Gjatë mujave të fundit operacionet ruse në detin e veritu pranë britanisë nuk kanë munguar dhe raportet e ftohta mes dy vendeve bëjnë që këto episode të jenë plot tension.

I ashpër në komentin e tij ishte ministri i mbrojtjes britanike i cili theksoi se nuk do të toleroj asnjë formë agresioni. Madje në këët pikë nuk ndihmojnë aspsk edhe deklaratata e ministrit të jashtëm Boris Johnos i cili gjatë vizitës në Moskë me ironi u shpreh se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet e shumë shteteve cka sigurisht nuk u mirëprit nga homologu rus Sergei Lavrov.

I shqetësuar për këtë situatë është shprehur edhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg i cili ka paralajmëruar se Rusia po shtrin operacionet e saj detare.

Madje gjatë një interviste ai konfirmoi se marina ruse është në nivelet e saj më të larta që prej Luftës së Ftohtë.

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584