INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënohen familjarët e presidentit Thaçi. Prokuroria konfirmon ngjarjen

Kërcënohen familjarët e presidentit Thaçi. Prokuroria konfirmon ngjarjen

Publikuar më: 15:58 12-08-2018

Një person nga fshati Jabllanicë, në Klinë të Kosovës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit Hashim Thaçi. Mediet kosovare zbulojnë se është kërcënuar vëllai i kreut të shtetit, në fshatin Burojë të Skenderajt. Sipas burimeve të KALLXO.com, banori i Jabllanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes së Thaçit dhe ka kërcënuar familjarët. Arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi. Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin. “Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja. Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti. “Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani. Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

Article Logic
Execution time: 0.0043048858642578