INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënohet Erion Braçe, rrëfimi për INTV [VIDEO]

Kërcënohet Erion Braçe, rrëfimi për INTV [VIDEO]

Publikuar më: 10:24 17-10-2018


“Nuk ka ditë që nuk marr 20-25 mesazhe nga njerëz të kësaj industrie në këtë vend, janë kthyer në mesazhe të neveritshme dhe që ushtrojnë presion mbi deputetin e kuvendit me lloj -lloj formash. Ata nuk mund të më presionojnë, pasi secili që ka shkruar, ka marrë përgjigje të qartë, pra mbyllja e të gjitha aktiviteteve të basteve sportive. Mbyllja e aktiviteteve të basteve sportive, lojërave online, nëpër lagje etj., ajo që kam propozuar është se shteti që do vendosë si do organizojë këtë aktivitet në rast se do ekzistojnë. Edhe kazinotë duhet t’i nënshtrohen një tatimi të ri” ishte kjo deklarata që dha për emisionin Kafein në INTV deputeti i PS-së Erion Braçe.

Në një lidhje telefonike për gazetarin Flavio Qarri, Braçe rrëfen se çdo ditë merr të paktën 20-25 mesazhe nga biznesmenë që ushtrojnë presion por që sipas deputetit kanë marrë përgjigjen e duhur.

Mbyllja e lojërave të fatit nga qeveria para fundit të këtij viti është kthyer në një nga temat kryesore të debatit politik dhe publik në vend.

Sipas Braçes, njëkohësisht edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë mbi aktivitetin e lojrave të fatit duhet të vendoset një tatim i ri i cili duhet të jetë progresiv.

“Aktiviteti i i lojrave të fatit duhet t’i nënshtrohet një tatimi të ri që duhet të jetë progresiv. Me ligj do të largohen nga zonat e banuara, dhe unë nuk jam dakort me tatim që ata kanë. Jam i llahtarisur me normat e tyre të fitimit, duhet një tatim mbi fitimin progresiv” u shpreh Braçe.

Gjatë bisedës me drejtuesin e emisionit të Kafein, Braçe po ashtu rrëfeu se shumë prej basteve sportive në vend kontrollohen nga njerëz me precedentë penal.

“Në Shqipëri nuk ka sipërmarrës përveçse një dy kompanive, segmenti tjetër i lojrave të fatit veçanërisht të baseteve sportive kontrollohen nga njerëz me precedent penal, prandaj kam kërkuar vetting nga pronarët legalë. Ata janë njerëz që kanë probleme me ligjin dhe kanë probleme edhe sot. Shqetësimi është për ata skllevër që paguhen me paga minimale edhe pse punojnë në këto ambjente të rrezikshme. Fokusi ynë duhet të jetë ky, këtyre njerëzve duhet t’i gjendet punë” theksoi deputeti.

Pyetjes se nëse ka politikanë që zotërojnë biznese të tilla deputeti shprehet se për momentin nuk ka por me herët edhe ka patur.

Për më shumë ndiqni intervistën telefonike dhënë për gazetarin Flavio Qarri në emisionin e mëngjesit KafeIN.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775